Disa orë pas vendimit për të shkarkuar trajnerin Maurizion Sarri, Juventusi, ka gjetur dhe pasuesin e tij në stol.

Një ndër legjendat e skuadrës, Andrea Pirlo pritet të marrë drejtimin e klubit më të madh italian.

Mediat italiane e quajnë të kryer lëvizjen e re të drejtuesve të bardhezinjve, të cilët nuk mundën ta pranonin eliminimin përballë Lyon në raundin e 1/8 të Champions League.

Nëse kjo lëvizje realizohet, ish-mesfushori i madh italian, do të jetë trajneri me ngritjen më të shpejtë në detyrë