Vendime pune për mësimdhënësit e SHMQSH “Saraj“

Sot në SHMQSH Saraj – Shkup u ndanë vendime pune për tetë mësimdhënës. Vendimet u ndanë nga kryetari i Komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti së bashku me drejtorin e shkollës z.Bedri Gjureci.

Marketing

Kryetari i Komunës z.Blerim Bexheti, në fjalimin e tij theksoi – Ndjehem shumë i lumtur dhe njëkohësisht i respektuar, për mundësinë që e kam sot të ndaj vendimet e punësimit. Atyre që i përkulemi tanë jetës, edukimit, profesionit më të çmuar të njerëzimit, mësimdhënësve tanë. Sa herë mendoj për arsimin dhe duke u nisur nga motoja “Lumturia e njeriut përbëhet nga arsimi dhe edukimi, jo nga pasuria që fati i jep dhe i merr” ndjej për obligim që me vullnetin dhe dëshirën më të madhe të jap kontributin në sferën e arsimit.

Kryetari i Komunës së bashku me drejtorin e shkollës njëherit i uruan të gjithë mësimdhënësit që t’i gëzojnë këto vende pune me plotë shëndet dhe përkushtim ndaj profesionit më të çmuar.

Marketing