Vendimi gjyqësor për rastin “Sozia”, mijëra euro për një pasaportë të rreme

Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni, shkruan Alsat.

Marketing

Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht prej një viti.

Ndryshe, më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast. Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë rast. Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli.

Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

Marketing