Vendimi i Kushtetueses, Bislimi: Ekipi i juristëve të Thaçit e publikoi në faqen e internetit të kësaj gjykate

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se ekipi i juristëve të Presidentit Hashim Thaçi, kanë publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese një njoftim, transmeton Klan Kosova.

Marketing

Bislimi këtë njoftim e konsideroi se është vendimi i Kushtetueses për dekretin e Thaçit që doli dy ditë më parë.

“Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re”.

“Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit”.

“Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falënderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook.

Marketing