Vendimi i UNESKO-s, për Ohrin, Zaev: Do ta respektojmë çfarë do lloj vendimi

Rajoni i Ohrit tani për tani nuk do të vendoset në listën e rajoneve botërore të rrezikuara në aspekt kulturor dhe të trashëgimisë.

Marketing

Me gjasë vendit i është dhënë edhe një shans me një afat kohor prej dy vitesh për ti realizuar të gjitha rekomandimet të cilat janë të parapara në agjendën e UNESKO-s.

Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se çfarë do lloj vendimi që të merret, Maqedonia e Veriut do ta rrespektoje atë.

Për vendin tonë kjo duhet të paraqesë motivim shtesë që autoritetet, qofshin ato të pushtetit lokal apo qendrore të përpiqen ti ruajnë pasuritë natyrore të vendit, dhe ti zhvillojmë të njejtat, tha Zaev.

Ai shtoi se dëmet e shkaktuara në këtë rajon gjatë 11 viteve të kaluara nga ana e pushtetit të kaluar është e pamundur të evitohen për një kohë të shkurtër. Ai paralajmëroi vazhdimin e largimit të objekteve të ndërtuara pa leje gjatë gjithë bregut të liqenit të Ohrit.

“Të gjithë e dime se qyteti i Ohrit do të vazhdojë të zhvillohet dhe duhet të zhvillohet. Për ne është motivim, qoftë për pushtetin qendror apo atë local që të vazhdojmë më tej. Por e gjithë puna duhet të jetë e planifikuar, andaj na duhet mbështetje maksimale nga ana e qytetarëve. Çfarë do lloj vendimi që të merret nga ana e UNESKO-s, ne do ta rrespektojme. Atje nuk ka politikë, dhe nuk mund të kërkoni shërbime përmes telefonatave. Maqedonia e Veriut gjatë kësaj periudhe ndërtoi miqësi të mëdha ndërkombëtare, megjithatë këtu nuk bëhet fjalë për politikë. Ato janë ekspertë të fushës me ndikim të madh tek përfaqesuesit e shteteve nordike. Në bazë të dëshmive, dhe të dhënave se cfarë është punuar, debate është i hapur. Unë kryesisht jam i lumtur që e kthyem vëmendjen dhe shikoj se po punohet” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Marketing