Në kalimin kufitar “Bogorodicë” ka rritje të frekuencës të automjeteve për shkak të uikendit të zgjatur, por nuk pritet më shumë se dhjetë minuta.

Në 24-orët e kaluara nga vendi kanë dalë 12,000 udhëtarë prej të cilëve 6.500 janë qytetarë grekë.

“Radha e gjatë e automjeteve dhe autobusëve momentalisht është e madhe, por pritjet e udhëtarëve nuk janë më të gjata se pesë deri në dhjetë minuta që janë të nevojshme për kryerjen e formaliteteve doganore. Kjo nënkupton se në “Bogorodicë” gjithçka funksion siç duhet me vendosje në funksion të të gjitha kapaciteteve që janë në dispozicion”, deklaroi për MIA-n komandanti i policisë kufitare, Mile Toshev.

Në pjesën greke të kufirit kolona e automjeteve është diku deri në gurin kufitar me Maqedoninë, por edhe aty pritja nuk është më e gjatë se pesëmbëdhjetë minuta.

Frekuenca e kalimit kufitar Bogorodicë, është rritur që nga fillimi i muajit për shk