Vendkalimi kufitar, Tabanoc, hyrje tranzit për shtetasit e RMV-së pa PCR test

Me vendim të Shtabit të Krizës të shtetit Serb, prej sot të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë si dhe Rumanisë për hyrje në shtetin Serb duhet patjetër të pajisen me test negativ PCR i cili duhet të jetë i vjetër së paku 48 orë. Ndërkaq sa i përket të gjithë udhëtarëve që tranzitojnë nëpër Serbi nuk u nevoitet e njejta.

Marketing

Në orët e mëngjesit në pikën kufitare Tabanoc që lidh RMV-në me Republikën e  Serbisë, nga  pjesa e Serbisë u shkaktua tollovi, pasi që autoritet kufitare serbe nuk lejonin shtetasit e Maqedonisë, të cilët udhëtonin me autobusë drejt shteteve të Bashkimit Europian, të hyjnë në Serbi pa testin e kryer PCR.

Pritjet zgjatën rreth 3 orë e gjysëm, kur në saje të bashkëpunimit mes autoriteve nga  të dy shtetet, Komisioni serb për sëmundje ngjitëse rishikoi vendimin e djeshëm për teste PCR në kufi për të gjithë ata që kalojnë transit, dhe i njejti u anulua nga autoritetet serbe, pas çka dhe filloi menjëherë lëvizja e autobusëve në mënyrë tranzitore nëpër teritorin serb.

Ndërkohë në fuqi vazhdon të mbetet vendimi i djeshëm i Shtabit të krizës të Serbisë për nevojën e tetsit PCR jo më të vjetër se 48 orë për hyrje dhe qëndrim në Serbi.

Marketing