Vendkalimi në Bllacë plot,Hasani: Deri në orën 11 kanë kaluar 3710 udhëtarë

Pika kufitare Bllacë i ka marrë të gjitha masat për ta respektuar totalisht vendimin e Qeverisë, thonë autoritetet kufitare.

Marketing

“Qytetarët tanë e kanë shfrytëzuar këtë ditë dhe në një numër më të shtuar janë duke dalë nga shteti për të vizituar Republikën e Kosovës. Që nga mesnata deri në orën 11 kemi vërejtur hyrje dhe dalje nga shteti, 3710 udhëtarë, prej të cilëve 2120 udhëtarë shtetas të RMV-së që e kanë lëshuar shtetin, ndërsa 1590 kemi qytetarë të huaj prej të cilëve 976 janë qytetarë të Kosovës të cilët kanë hyrë në shtetin tonë.”,- tha komandanti i pikës kufitare në Bllacë, Besim Hasani.