Vendosen 40 stacione për mbushje të automjeteve elektrike

Ky aparat është një nga 40 stacionet për mbushje të automjeteve elektrike që u vendosën në disa lokacione qendrore në Maqedoni. Mbushësit aktivizohen përmes një kablloje. Mbushja starton me një kartelë elektrike dhe i gjithë procesi i mbushjes zgjat mesatarisht rreth 30 minuta.

Marketing

Deri në fund të vitit, qytetarët do të kenë mundësi, falas t’i mbushin bateritë e automjeteve të tyre elektrike.
Nga EVN presin që këta mbushës të jenë më efikas, sesa përdorimi i derivateve të naftës, nga aspekti financiar.

“Tash na mungojnë vetëm automjetet elektrike. Çmimi i këtyre makinave është më i lartë. Për ajrin e pastër dhe mjedisin e pastër, këtë çmim duhet ta paguajmë të gjithë”, tha Shtefan Peter, EVN Maqedoni.

Kjo risi do të reflektohet pozitivisht edhe mbi biznesin, thonë hotelierët.

“Shpresojmë që me përdorimin e këtyre automjeteve elektrike do të kontribuojmë për tërheqjen e sa më shumë turistëve në Maqedoni. Shpresojmë se edhe kompani të tjera biznesi ta zhvillojnë këtë trend. Më së shumti, shpresojmë se do të kontribuojmë për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, u shpreh Natallija Kuzmanovska, Hoteliere.

Mbushësit mund të gjenden në lokacionet qendrore, në parkingjet publike, por edhe në kuadër të objekteve, siç janë hotelet, restorantet dhe qendrat tregtare. Këto automjete, me një mbushje mund të kalojnë mesatarisht nga 130 deri 250 kilometra.

Marketing