Vendosen pajisje të reja për parkimin e biçikletave në Bit Pazar

Në bulevardin “Kërste Misirkov” të komunës së Çairit, janë vendosur pajisje për parkimin e biçikletave, konkretisht në rrugën e Bit Pazarit.

Marketing

Përdor biçikletën, redukto shpenzimet dhe jeto shëndetshëm!, është motoja për të cilin komuna në fjalë vazhdon me investimet për krijimin e infrastrukturës adekuate për përdorimin e biçikletës.

“Pas dinamikës së punës në rrjedhë e sipër për krijimin e korsive, në bulevardin “Krste Misirkov” u vendosën edhe pajisje për parkimin e biçikletave”, ka shkruar Kryetari i komunës në fjalë Visar Ganiu.

Marketing