Vendoset gurrëthemeli i sallës sportive në SHF ” Faik Konica” të fshatit Greshnicë (Video)

Me një ceremoni solemne në të cilën mori pjesë edhe kryetari i BDI-së
Ali Ahmeti, sot në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Greshnicë të
Kërçovës, u vendos guri themeltar për ndërtimin e sallës sportive e
cila sipas planifikimit do të jetë gati pas shtatë muajsh.

Marketing

Salla sportive në shkollën “Faik Konica” të fshatit Greshnicë, ndërtohet në
fshatin që ka dhënë sportistë të devotshëm të cilët kanë shënuar suksese të
mëdha në nivele të larta sportive, prandaj ndërtimi i sallës do të jetë në
funksion të traditës dhe në shërbim të gjeneratave të reja, që do të na
nderojnë dhe përfaqsojnë dinjitetshëm si shqiptarë në garat kombëtare
dhe ndërkombëtare, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë vendosjes së
gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në Greshnicë.
Ky objekt sportiv që kap shumën investuese prej 24 milion denarëve do të
ndërtohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe komunës së
Kërçovës dhe ai pritet të jetë gati pas 7 muajsh, tha ministri i Arsimit dhe
shkencës Arbër Ademi.
Ndërkaq kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i falenderoi të
gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti sportiv duke
shpresuar se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me shërbimet kualitative
në vendbanimet e kësaj ane.
Fshati Greshnicë, ku sot filloi ndërtimi i palestrës sportive, nga gjiri i saj ka
nxjerrë sportistë të dalluar që kanë shënuar rezultate të lakmueshme jo
vetëm në nivel lokal, por edhe në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Marketing