Vendoset nën kontroll zjarri që shpërtheu në vendbanimin Pintija të Shkupit

Është vendosur nën kontroll zjarri që shpërtheu sot në vendbanimin Printija të Shkupit.

Marketing

Zjarri përfshiu një pyll të përzier në një sipërfaqe të madhe.

Siç informojnë për AIM-në nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, është lokalizuar zjarri tek fshati Mojancë, mbi Haraçinën, ndërsa zjarr i ri është shfaqur në Sopishtë.

“Për momentin dy ekipe të zjarrfikësve janë drejtuar për në Sopishtë, ku qytetarët kanë njoftuar për shpërthim të zjarrit. Zjarri është afër fabrikës për pajisje piroteknike”, deklaruan nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.