Vendoset sërish linja hekurudhore nga Lisiçe deri në Usje

Linja hekurudhore në relacionin nga stacioni hekurudhor Lisiçe deri në stacionin hekurudhor Usje prej sot vendoset sërish, informojnë nga HM Transport SHA Shkup.

Marketing

Për shkak të kësaj, potencojnë, në bulevardin “Boris Trajkovski” do të ketë ngecje të kohëpaskohshme në komunikacion, për nxjerrjen dhe vendosjen e vagonëve në fabrikën Usje.

Nga HM Transport apelojnë që pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur, që të mos vijë deri në pasoja të padëshiruara.

Marketing