Vendosja e orës policore, Ziberi: Duhet t’ju besohet vendimeve të kompetentëve

Ish-anëtari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe kryetari i komisionit parlamentar për shëndetësi Arben Ziberi në “Intervistën e Javës” vlerëson se ora policore do të kontribuojë në parandalimine  përhapjesë së virusit në vend edhe pse ai personalisht nuk pajtohet me vendosjen e kësaj mase. Ziberi megjithatë shton duhet t’ju besohet vendimeve të dhëna nga ana e kompetentëve.

Marketing

“Nëse e dëshironi mendimin tim personal, unë nuk mendojë se ka qenë i duhur në këtë moment të vendoset për orë policore për shkak se ne para tre ajve patëm një ulje të numrit të të infektuarve dhe nëse e marrim dhe krahasojmë kurbën për momentin që  kemi dhe atë që kishim gjatë pikut të pandemisë në muajit nëntor, dhjetor atëherë nuk patëm orë policore, ndërsa tani kemi orë policore, mirëpo ne duhet ti besojmë anëtarëve të komisionit sepse ata ndoshta kanë informacione më të hollësishme nga terreni dhe më burimore” – tha Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Arben Ziberi.

Ziberi nuk e ndan mendimin e opozitës se pandemia është menaxhuar keq deri tani. Për kundrazi thotë se vendi ynë ka vepruar në pajtim me të gjitha veprimet e vendeve të zhvilluara dhe rekomandimet e OBSH-së.

Ai nuk mendon se pas vendosjes së orës policore mund të fshehet qëllimi i vonesës së  furnizmit me vaskiana në kohë.

“Sipas informacioneve që kam unë nga fundi i muajit mars do të kemi imunizim më masiv të popullësisë tek ne që do të thotë se do të vijnë edhe sasi tjera të vaksinave , ndërsa deri më 22 mars është ora policore. Po edhe pas orës policore do të furnizohemi edhe me disa sasi tjera më të mëdha të vaksinave dhe gjitha këto mendohet do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes apo në menaxhimin më të mirë të pandemisë” – deklaroi Kryetari i Komisionit Parlamentarë për Shëndetësi, Arben Ziberi.

Momentalisht në Kuvendin Republikan rezultojnë të infektuar me “Covid -19” tre deputetë nga shumica parlamentare. Ziberi pranon se kjo situatë ka vështirësuar edhe punën e Kuvendit. Po pavarësisht pritëshmërisë së vaksinimit, ai apelon për respektimin e masave. (TVM2)

Marketing