Vërshimet në Venedik, Zaev i dërgoi letër ngushëllim Xhuzepe Kontes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dërgoi letër ngushëllimi deri tek kolegu i tij italian Xhuzepe Konte, me rastin e dëmeve dhe viktimave nga vërshimet të cilat e goditën Venedikun.

Marketing

„Me keqardhje mora lajmin se më shumë se 85% e qytetit të Venedikut është i përmbytur, duke përfshirë edhe bazilikën historike dhe shumë sheshe dhe rrugica të qytetit nga katastrofa natyrore tragjike.

Padyshim që ndryshimet klimatike kanë ndikimin e tyre, por humbja e jetëve njerëzore është e pazëvendësueshme, për të cilën shpreh ngushëllimin tim të sinqertë.

Më lejoni, kolegu im i nderuar, të ndaj me Ju dëshirat e mia për tejkalimin e shpejtë të dëmeve nga kjo katastrofë natyrore.

Mendimet dhe lutjet tona janë me Ju”, thuhet në letrën të cilën kryeministri Zaev ia dërgoi Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane.

Marketing