Gjykata në Turqi e vërtetoi dënimin e përjetshëm me burg për gazetarin e shquar Ahmet Altan dhe pesë të tjerë, të cilët u dënuan në shkurt për shkak se i kanë ndihmuar komplotistët e grusht shtetit në vitin 2016.

Ahmet Altan, vëllai i tij Mehmet Altan si edhe katër gazetarë të tjerë paraprakisht u dënuan me burg të përjetshëm për shkak të lidhjes me predikuesin mysliman Fetullah Gjylen, të cilin Ankaraja e akuzon për grusht shtetin e pasuksesshëm në vitin 2016.

Altan u lirua nga burgu në qershor, por aktgjykimi i tij dje u vërtetua, pasi komisioni gjykues e refuzoi kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për lirimin e tij.

Që të gjashtët do të vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, që do të thotë se nuk kanë të drejtë për lirim me kusht dhe nuk mund të jenë pjesë e vendimeve të ardhshme për amnisti. Mehmet Altan është profesor i ekonomisë dhe analist politik.

Artikulli paraprakDy të vdekur në aksidente në Shkup
Artikulli tjetërKuvendi ta përfundojë punën – kërkon faktori ndërkombëtar