Verushevski dëmshpërblehet me 42 mijë euro për 344 ditët e kaluara në paraburgim

Zoran Verushevski do të marrë dëmshpërblim prej rreth 2.5 milionë denarë apo rreth 42 mijë euro për rastin “Puçi”. Ish shefi i inteligjencës dhe këshilltari aktual për siguri i kryeministrit Zaev ka kaluar 344 ditë në paraburgim pa akuzë për rastin në fjalë.

Marketing

Verushevski, I cili nuk u paraqit në gjykatë për të dëgjuar aktgjykimin kërkoi dëmshpërblim prej 71 mijë euro për vuajtjet e përjetuara dhe dëmtimin e reputacionit dhe nderit të tij gjatë kësaj periudhe.

Verushevski u arrestua në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të bombave të para. Fillimisht u arrestua me akuzën e armëmbajtjes zyrtare pa leje dhe më pas të tradhtisë së lartë dhe spiunazhit. Verushevski u lirua nga akuza për armën, ndërsa akuzën për rastin “Puçi” e tërhoqi ish prokurorja speciale Katica Janeva.