Verushevski kërkon 70 mijë për dhimbje shpirtërore për rastin “Puçi“

Ish-agjenti, njëherësh këshilltar për sigurinë e kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski në padinë para Gjykatës Themelore Civile-Shkup ka kërkuar zhdëmtim nga shteti me vlerë 4 104 000 mijë denarë, ose rreth 71 mijë euro për 344 ditët e kaluara në paraburgim për lëndën “Puçi” dhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Marketing

Rasti “Puç” ishte hapur në janar 2015 nga pushteti i kaluar kur lideri i LSDM-së Zoran Zaev filloi të publikojë “bombat”.

Në rastin “Puçi” të dyshuar “për dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore” krahas Zaevit kanë qenë edhe ish agjenti Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja Verushevska, Branko Palifrov, i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski, ish i punësuar në MPB.

Në Gjykatën Themelore Civile-Shkup kanë informuar se aktvendimi për kërkesën e Verushevskit do ta publikojnë më 4 nëntor.

Marketing