Vesa Luma me maskën më të bukur në botë

Ajo filloi të merret me muzikë që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e programeve dhe festivaleve të ndryshme për fëmijë. Ndërsa debutimin e parë në karrierën si e rritur, e pati në spektaklin e talenteve “Ethet e së premtes”.

Marketing

Flasim për këngëtaren prishtinase Vesa Lumen, e cila ka kohë që është distancuar nga muzika duke mos sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është e martur me reperin nga Shqipëria, Big Bastën, me të cilin kanë një djalë, ku familjarisht jetojnë në Zelandën e Re.

Gjatë kohës së izolimit edhe Vesa si shumë kolegë të saj është treguar mjaft aktive, duke bërë thirrje që qytetarët ti përfillin masat.

Madje, edhe ajo vetë shihet tek sa mbrohet me një maskë të bukur ku vëmendje mori shqiponja dy krenare.

Marketing