Veseli: Asnjë deputet i PDK-së s’e voton ‘qeverinë e mashtrimeve’, zgjedhjet pas pandemisë

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ripërsëritur se nuk do ta votojnë qeverinë e re.

Marketing

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur ai, të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli, raporton KP.

Këto komente Veseli i bëri gjatë vizitës së tij në Han të Elezit.

Marketing