Veseli: Do t’i prij luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit

Pas zyrtarizimit nga Këshilli Drejtues si kandidat për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli tha se do t’i prijë luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Marketing

“Si kandidat për kryeministër i zyrtarizuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së, nga gra dhe burra që e kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin, ju premtoj se do t’i prij luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, tha Veseli.

Siaps tij, ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e kanë nisur nga vetvetja, duke vendosur një standard të ri etik.

“Unë e kam guximin dhe vendosmërinë për ta bërë këtë. Ndryshimi fillon me luftën kundër korrupsionit, për të krijuar mundësi të barabarta, për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fuqishme”, vijoi Veseli.

Por, për këtë Veseli tha se i duhet edhe mbështetja e të gjithë anëtarëve të partisë së tij.

“Bashkohuni me mua dhe së bashku ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë”, përfundoi Veseli.

Marketing