Veseli: Ministrat e PDK-së, kanë ndërmarrë reforma të thella kundër korrupsionit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar reformat e thella të ndërmarra kundër korrupsionit nga ministrat e PDK-së, duke shquar Administratën Tatimore të Kosovës dhe Ministrin Bedri Hamza.

Marketing

Ai ka theksuar se duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, më të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë, transmeton lajmi.net.

Ja postimi i kryetarit Veseli në fb:

Ka shumë shembuj që ministrat e PDK-së i kanë ndërmarrë reformat më të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja për të rinjtë tanë, për qytetarët tanë.

Edhe Administrata Tatimore e Kosovës e dëshmon këtë, me masa konkrete që kanë pasur ndikim të matshëm dhe të prekshëm. Duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, me të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë.