Veseli përkujton komandant Kumanovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka nderuar sot heroin e kombit, Ismet Jashari – komandant Kumanovën, në 22-vjetorin e rënies së tij.

Marketing

Veseli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lavdia e Jasharit ishte e madhe, dhe pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti i çdo çlirimtari.

“Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari. Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi. Lavdi!”, shkruan Veseli në Facebook.

Ndryshe, në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari ra heroikisht në luftime me armikun serb, në Luzhnicë. Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova.