Veseli: Presim përkrahjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë, ka thënë se Franca është njëri nga aleatët kryesorë të Kosovës në rrugëtimin tonë euroatlantik. “Ne presim përkrahjen e këtij shteti të lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social facebook.

Marketing

Më tutje Veseli ka treguar se është takuar më Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy, ku është diskutuar për vazhdimin e mbështetjes së Francës për Kosovën, në mënyrë të veçantë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe natyrisht për liberalizimin e vizave, i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë dhe do të ndodhë shumë shpejt.

Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Kadri Veseli është në vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

Marketing