Veseli: Sulejman Rexhepi ende është reis i BFI-së (VIDEO)

Anëtari i riasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Muhamerr Veseli, ka thënë para gazetarëve se Sulejman Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm riaseti i BFI-së, raporton gazeta KOHA.

Marketing

“Reis Sulejman Rexhepi nuk është i shkarkuar, nuk është i revokuar, ai është ende kryetari i BFI-së, nuk është kompetenca e një gjykate ta shkarkojë atë, as e një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të vendosë për shkarkimin e ti, e drejta themelore i takon vetëm Bashkësisë Fetare”, tha Veseli.

Sipas tij, kjo është fatkeqësi e dytë që ndodh me BFI nuk na janë të njohura rrethat.

“Kjo është si rezultat i mosfunksionimit të shtetit juridik. Cdo vendim tjetër është cënim i autonomisë së BFI-së që garantohet me Kushtetutë. Presim që institucionet të pastrojnë këtë haos para BFI-së. Jemi në pritje të anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, që do të kryesohet nga kreu Sulejman Rexhepi dhe do të dalim me konkluzat tona për situatën e krijuar”, theksoi Veseli.

I pyetur se kush qëndron prap këtij skenari, Veseli theksoi se indikacionet e tyre janë se “ata të cilët kanë indinjatën e tyre me rezultatet zgjedhore, duan ta hedhin tek institucioni i vetëm I myslimanëve që është kategori kushtetuese dhe ka rregullat e saj normative”. Ai më tej shtoi se edhe pushteti i kaluar tentoi ta shkarkoj Rexhepin, por që përfundoi ku përfundoi, me azil jashtë vendit.

Veseli, po ashtu për këto ndodhi drejtoi gishtin ka LSDM-ja dhe ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski. (koha.mk)