Veseli viziton veriun e vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka pohuar se duhet të rriten investimet në këtë pjesë, që të përmirësojë jetën e banorëve shqiptarë.

Marketing

“Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rëndësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve”, ka shkruar Veseli në Facebook./KosovaPress/

Marketing