Veshmbathje dhe këpucë, falsifikatet që vijnë më shumë nga Kina dhe Turqia

Malli i falsifikuar i cili arrin në Maqedoni është nga Kina dhe Turqia, ndërsa më së shumti falsifikohen bonbonet, stilografët, tekstili, këpucët, kozmetika dhe aksesorët e modës.

Marketing

Të dhënat nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë tregojnë se 48 për qind nga malli i konfiskuar për shkak të shkeljes së pronësisë intelektuale është nga Kina, përderisa 46 për qind është nga Turqia.

Mallin e falsifikuar, sipas ligjit, mundet dogana në vend që ta shkatërrojë edhe pa pagesë ta japë. Jepen rrobat dhe këpucët për familjet me rrezik social, si dhe për sanim të pasojave nga fatkeqësitë elementare. Që të jepet malli i falsifikuar nevojitet leje nga pronari i markës tregtare, ndërsa duhet të sigurohen edhe vërtetime nga organet kompetente se malli është i sigurt për shfrytëzim.

Para se të jepet malli mënjanohen edhe shenjat e markës tregtare. Me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për pasojat e mundshme të dëmshme nga përdorimi i falsifikateve në prill të këtij viti Dogana filloi edhe fushatë publike nën sloganin “Stop për prodhimet e falsifikuara”.