Vet aksidentohet për vdekje një person nga Shkupi

Një burrë nga Shkupi është përplasur nga kamioni i tij në oborrin e shtëpisë.

Marketing

Në orën 08.37 të mëngjesit në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës në Kompleksin e Klinikës ‘Nënë Tereza’ në Shkup, është raportuar se rreth orës 7 të mëngjesit me lëndime të rënda trupore është dërguar një person nga fshati Sopishtë.

Sipas raportit, bëhet fjalë për 52-vjeçarin T.K. nga fshati Sopishtë, Shkup, i cili ka pësuar lëndime gjatë ngarkimit të kamionit afër shtëpisë së tij. Në një moment, kamioni fillon të lëvizë dhe personi T.K. në përpjekje për ta ndaluar, rrëzohet dhe shkelet nga rrota e pasme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing