Vetëm 4 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, 163 raste aktive

Në Shqipëri në 24 orët e fundit prej 243 testimeve të realizuara, janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me Covid-19. Sipas vendbanimeve 4 rastet e reja janë regjistruar: 2 në Krujë, 1 në Berat dhe një në Tiranë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Marketing

Nga fillimi i epidemisë, në Shqipëri janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Marketing