Vetëm 6 persona udhëtojnë me ”Durmo Tours” prej Shkupit për në Gostivar (VIDEO)

Në deskun e zbrazët për bileta ekipi i 360 shkallë bleu biletë për linjën e rregullt Shkup – Gostivar nga Durmo Tours për termin 16:15.

Në autobus hypën vetëm 6 persona, autobusi u nis në kohë, duke vozitur nëpër rrgët e Shkupit shikimet e kalimtarëve ishin të dukshme për autobuzin e kuq të Durmo Toursit.

Vetëm tre persona kanë hypur te katedralja kurse në stacionet tjera nuk ka hyp askush, autobusi vazhdoj për në Gostivar po thuaj se bosh.

Realimi i vetëm i udhëtarëve ishin vetëm në fshatin Laskarc ku edhe ndodhi aksidenti ku humbën jetën 15 persona.

Autobuzi kaloi Tetovën dhe u nis për në Gostivar, heshtja vazhdoi gjat gjith rrugës, në stacionin e fundit pasagjerët zbritën vetëm për pak sekonda.

Siç shihet edhe në foto autobusit nuk i punon njëra nga dritat.

VIDEO:

evn