Vetëm dy shtete në Europë nuk janë prekur ende nga koronavirusi, Kosova dhe Mali i Zi

Pasi Turqia raportoi rastin e parë me koronavirus, në Europë kanë mbetur vetëm dy vende të paprekura nga virusi i ri.

Marketing

Siç shihet në hartën e publikuar nga Association Press, vetëm Kosova dhe Mali i Zi kanë mbetur të paprekura.

E bardhë paraqitet edhe Kalinigradi, territor i Rusisë mes Polonisë dhe Lituanisë.

Situata më e rëndë në kontinentin tonë paraqitet në Itali, ku vetë brenda ditës së djeshme u raportuan 168 viktima.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë humbur jetën në shtetin fqinj ka shkuar në 631. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve e ka tejkaluar 10 000.

Marketing