Vetëm një shqiptar në Operën dhe Baletin e Maqedonisë së Veriut, si u largua korniste shqiptare (VIDEO)

E larguar nga orkestra maqedonase e Operas dhe Baletit Sihana Jakupi. Kornistja tashmë punon si profesoreshë e muzikës në gjimnazin në Saraj. Ajo thotë se padrejtësisht nuk është pranuar në konkursin e shpallur nga Opera dhe Baleti. Rastin e ka shqyrtuar Ministria e Kulturës e cila ka bërë inspektimin e punës në këtë institucion por se është përgjigjur se nuk janë adekuatë për këtë punë. Sihana ka vendosur që lëndën ta dorëzojë në Ministrinë për punë dhe politikë sociale. Ajo thotë se gjashtë vite me radhë ka qenë e punësuar me honorar në orkestër dhe se është pranuar një person tjetër në vendin e saj i cili nuk ka kontribuar aspak për orkestrën.

Marketing

“Unë këtë rast nuk do ta lë kështu. Pas zgjedhjeve unë do të dërgoj kërkesë tek ministri që vendi im ose të hapet aty, nëse nuk mund të kthehem aty ku isha, të hapet një vend i ri pune për mua sepse me të vërtetë e meritoj atë vend dhe ai vend është i imi”. (03:45-04) Është për të ardhur keq që mua më ftojnë në Operan dhe baletin në Shqipëri. Tani do të luaj me tre tenorët si mysafirë special. Është për të ardhur keq që nuk mund të përfaqësoj shtetin tim”, u shpreh Sihana Jakupi, Korniste.

Drejtori i Operas dhe baltetit Vaso Ristov thotë se komisioni i ka vendosur që Sihana të mos jetë pjesë e orkestrës. Ai thotë se shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë institucion dhe se nuk bëhet asnjë lloj diskriminimi.

“Ka procesverbal ku komisioni mori një vendim në bazë të audicionit dhe kështu është në të gjithë botën. Duhet të kalojë audicionin. Ajo ishte e renditur e katërta, ajo ishte e fundit. Çfarë të bëj? Gjithkush ka të drejtë të ankohet, të zemërohet dhe të kërkojë drejtësi. Ata mendojnë se të gjithë janë më të mirë, nuk është kështu. Te ne është shumë specifike”, deklaroi Drejtori i Operës dhe Baletit, Vaso Ristov.

Opera dhe Baleti numëron 213 persona të punësuar në orkestër, kor dhe solo. Në këtë listë vetëm Valon Ademi figuron si i punësuar shqiptar, i cili luan në violinë. Ka edhe persona të tjerë por që marrin pjesë vetëm me honorar në sektorë të ndryshëm.

TV21

Marketing