Vetëm Shkëndija bartëse në garat evropiane

Nga 4 skuadrat pjesëmarrëse në garat evropiane, vetëm skuadra e Shkëndijës do të jetë bartëse dhe do të përballet me një skuadër me koeficient më të dobët, në kuadër të Ligës Evropa.

Marketing

Ndërkohë skuadra e Sileksit, do të fillojë rrugëtimin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, pas mungesës disa vjeçare, por do të jetë në vazoën e skuadrave jo bartës. Dhe në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojë aventurën në Ligën Evropa. Ndërkohë Renova dhe FC Shkupi, do të jenë në vazon e skuadrave jo bartëse dhe do të sfidojnë skuadrat me koeficient më të forta.

Për skuadrën nga Çairi, kjo është pjesëmarrja e tretë radhazi. Vitin e kaluar u ndalën nga Pjuniku, ndërsa një vit më parë nga Gllazgou Renxhersi.

Marketing