Lëvizja Vetëvendosje do të shtrijë aktivitetin edhe në Maqedoninë e Veriut. Në pranverë do të jenë lëvizjet e para të lëvizjes së Albin Kurtit, që tani ka ngritur strukturat e saj edhe në Shqipëri.

“Ky është synim i shtrirjes së Lëvizjes për të ofruar frymën e veprimit të saj politik. Pas Shqipërisë, sigurisht se vazhdimisht ka kërkesa dhe synime për shtrirje edhe në Maqedoninë e Veriut”, theksojnë burime pranë VV-së për agjencinë e lajmeve INA.

Siç mësohet, Vetëvendosje tashmë ka disa figura që ka dëshmuar bashkëpunimin e saj dhe se po kërkohet vetëm figura që do ti prijë asaj. Vetëvendosje me gjasa më të mëdha është të zyrtarizohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga kjo lëvizje janë të hidhëruar për përçarjen e thellë të partive shqiptare që rrezikojnë peshën e votës shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit. Lëvizja Vetëvendosje tashmë po shndërrohet në një lëvizje rajonale politike.