Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin.

“Është vendim skandaloz. Kushtetusja ka marra vendim skandaloz. Çfarë gjyqtarë janë këta?, ka pyetur Glauk Konjufca – në Klan Kosova.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.