Vetëvendosje organizon tubim më 12 qershor

Siç ka bërë të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti, tubimi do të mbahet të premten më 12 qershor, shkruan lajmi.net.

Marketing

Ky organizim i VV-së, vjen ani pse në Kosovë kanë nisur të rritën ndjeshëm rastet me koronavirus.

Vetëm sonte, siç bëri të ditur IKSHP, në Kosovë janë konfirmuar 36 raste të reja me koronavirus.

Ky është njoftimi i plotë nga kreu i VV-së, Albin Kurti:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

Marketing