Vetëvrasja e 13 vjeçares në Gostivar, a ka lidhje me ndonjë sektë!

Prokuroria themelore publike Gostivar po vepron në konstatimin e shkaqeve për vdekjen e vajzës 13-vjeçare nga Gostivari, trupi i pajetë i së cilës u gjetë në shtëpinë e saj më 25 nëntor. Edhe pse njohuritë fillestare pas ngjarjes tregonin se bëhet fjalë për rast vetëvrasës, megjithatë për shkak të indikacioneve të caktuara, hetimi vazhdon me hulumtimin e motiveve të cilat ishin shkak për vdekjen e 13 vjeçares.

Marketing

Pas ekspertizës së kryer nga prokurori publik u dha urdhër për obduksion të trupit të vajzës së vdekur. Gjatë obduksionit u konstatua se tashmë e ndjera kishte lëndime në trup të cilat tregonin për përkatësinë e saj ndaj ndonjë sekti. Gjatë këtyre kontrolleve prokurori publik ka dhënë urdhër për hulumtimet toksikologjike, për analizë të materialit biologjik si dhe ekspertizë të telefonit dhe të komunikimeve të saj përmes rrjeteve sociale. Prokuroria themelore publike Gostivar kërkoi nga MPB-ja të kryejë kontroll dhe krahasim me raste të mundshme të ngjashme në shtet apo jashtë tij.

Marketing