Vetëvrasje në karantinë/ Polemika në Kosovë për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani

26-vjeçari që i dha fund jetës në Qendrën e Studentëve vetëm një ditë pas riatdhesimit nga Gjermania, nuk kishte pasur asnjë dokument që tregonte se kishte probleme shëndetësore për t’ia mundësuar lirimi nga karantinimi.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të ndjerit me inicialet A.M i ishin bërë kontrollet nga ekipet mjekësore dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e mirë.

Marketing

Por, një version tjetër të ngjarjes ka babai i të ndjerit, i cili në një intervistë për RTK ka deklaruar se shkoi për ta marrë djalin në aeroport ku mjekëve u kishte treguar se i biri kishte pasur probleme me veshka, si dhe kishte përjetuar stres si pasojë e izolimit.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia paralajmëroj hetim të të gjithë zinxhirit përgjegjës. 26-vjeçari ishte nga Komuna e Gjilanit dhe në Gjermani kishte shkuar në mars të këtij viti për studimet Master.

Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të pandemisë, ai kishte kërkuar riatdhesimin. Por, vetëm një ditë pas qëndrimit në Qendrën e Studentëve ku mbahen të riatdhesuarit në karantinë për 14 ditë, ai i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i konviktit.

Marketing