Vetëvritet shqiptari 47-vjeçar, e akuzuan për vjedhje

47-vjeçari Ardian Kallmi është gjetur i vetëvarur mesditën e sotme, në banesën e tij në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Në lidhje me këtë ngjarje, familjarët e viktimës kanë reaguar duke fajësuar policinë.

Marketing

Sipas tyre policia e ka shoqëruar ditët e fundit dhe aty e kanë goditur dhe kanë ushtruar dhunë psikologjike, duke e akuzuar me të padrejtë për vjedhjen e banesës së komshiut. Vetëm pak orë pasi ka dalë nga komisariati, 47-vjeçari ka varur veten, si pasojë e gjendjes depresive.

“Është arrestuar të shtunën nga policia dhe e kanë masakruar. Sapo ka ardhur në Barbullush ka vrarë veten, si pasojë e dhunës dhe torturës psikologjike”, shprehet Luigj Jaku, daja i viktimës.

“Është grabitur kjo shtëpia përballë dhe për këtë e kanë akuzuar. I kanë dhënë një copë letër për ta firmosur, ndonëse ai nuk dinte as shkrim e as këndim, ka firmosur çfarë kanë shkruar policët pas qejfit të tyre. Po na bëjnë me zor kriminelë”, thotë Zef kallmi, vëllai i Viktimës.

Viktima, 6 muaj më parë kishte humbur edhe gruan, ndërsa fqinjët e tij tregojnë se nuk ishte njeri problematik, por jetonte duke mbarështuar bagëtitë. Ndërkohë nga policia nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar për këtë ngjarje.

Marketing