‘Vetingu’, Deskoska: Përveç pasurisë do të hetohen edhe ndikimet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në një intervistë për Makfax, zbuloi detaje të reja në lidhje me vetigun në gjyqësor: Përveç hetimit të pasurisë së gjyqtarëve, vetingu gjithashtu do të hetojë ndikimet e mundshme në sjelljen e vendimeve gjyqësore, ndërsa e njëjta vlen edhe për prokurorët publik.

“Që të jemi në gjendje të shpjegojmë pse disa raste trajtohen ashtu siç trajtohen, patjetër të shohim nëse ka ndikime ndaj këtyre rasteve, nëse ndikojnë politikanët aktual apo sih politikanë, nëse ndikon krimi i nëntokës, lobi-grupet, biznesin – qendrat e pushtetit”, thotë Deskoska.
Gjyqësorit në RMV i mungon zbatimi i ligjeve të drejtësisë. Deskoska vlerëson se Këshilli Gjyqësor duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve që thonë se gjyqësori është institucioni më pak i besueshëm.

Për sjelljen e ligjit për veting do të duhet shumicë prej dy të tretave. Ekzistojnë shumë argumente të forta për implementimin e vetingut, por ende duhet dritë jeshile nga Evropa për implementimin e një procesi të tillë, thotë Deskoska.

“Është e rëndësishme që vetingu të bëhet në një proces të besueshëm. Askush të mos ketë asnjë dyshim se ka ndonjë qëllim pas tij, se ka një axhendë tjetër. Patjetër të jetë një proces në të cilin gjyqtarët, qytetarët, politikanët duhet të besojnë se ai menaxhohet si duhet”, tha Deskoska.
E pyetur se kush do të zbatonte vetingun, Deskoska tha se pikëpamja e saj personale është se duhet të marrin pjesë përfaqësuesit të institucioneve evropiane.

“Të ketë në një farë mënyre jo vetëm monitorim por edhe pjesëmarrje aktive në atë Komision të vetingut nga persona që përfaqësojnë institucionet evropiane. Përveç autorëve antikorrupsion që e kuptojnë çështjen, përveç njerëzve që e kuptojnë funksionimin e gjyqësorit dhe personat që janë përfaqësues të institucioneve të huaja të jenë garantues të këtij procesi”, tha Deskoska.

“Drejtësia e vonuar është gjithashtu një padrejtësi. Të gjitha pritjet e qytetarëve dhe të Bashkimit Evropian drejtohen drejt gjykatave. Nëse shikoni raportin e Bashkimit Evropian thotë që ligjet janë të shkëlqyera, të mira dhe të harmonizuara, i përshëndesim përpjekjet, tash dhet të pasojë implementimi. Ky implementim është në duart e gjykatave”, tha Deskoska.

evn