Vetingu në MPB dhe si të mënjanohen ndikimet partiake

Grupi punues për “veting” në MPB sot e ka mbajtur mbledhjen e parë punuese. Ekspertët thonë se duhet që të konstatohen kritere të ashpra në bazë të të cilave do të kryhet kontrolli i të punësuarve, ndërkaq ky proces duhet që të zgjerohet edhe në institucione tjera, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Marketing

Thuajse dy vjet termini “veting” është shfrytëzuar në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq sipas paralajmërimeve duhet që të fillojë fillimisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkaq më vonë sipas kërkesave të propozohet edhe në sektorët tjerë.

“Vetingu”, ose kontrolli i të të punësuarve në institucione, patjetër të jetë i përgatitur mirë, të ketë bazë përkatëse juridike në bazë të së cilës saktë do ta dijë se si do të përfshihet dhe në cilën mënyrë do të zbatohet kontrolli”, thotë Sllagjana Taseva nga Transparency International.

Taseva, e cila është edhe anëtar i grupit punues për “vetingun” në MPB, thotë se duhet që të zbatohet edhe nëpërmjet të ashtuquajturave hetime, ndërkaq edhe nëpërmjet vlerësimeve të kompetencave, aftësive, personalitetit, pronës, punës, lidhjes me strukturat kriminale të personave që do të jenë të përfshirë në “veting”.

“Ideja që ka ardhur nga MPB është e mirë ,megjithatë duhet që të zbatohet vetëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme është adresim parcial i këtij problemi me integritetin. Patjetër që të ngritët përkushtimi, që të bëhet “vetin” i të gjithë bartësve të pushtetit gjyqësor dhe të atyre që janë në Prokurori Publike”, tha Taseva.

Analisti politik, Xhelal Neziri, duke u thirrur në përvojat e disa vendeve në tranzicion vlerëson se nëpërmjet procesit të kontrollit duhet që të kalojë edhe tërë administrata.

“Ja për shembull pse të mos ketë “veting” edhe në arsim? Ne kemi mjaft rezultate të këqija në testet PISA në të cilat vendet e rajonit kanë përparim, vetëm shteti ynë ka rënie të kualitetit të arsimit në shkollat fillore dhe të mesme. Të mos harrojmë edhe në arsimin e lartë. Domethënë patjetër të zbatohet “vetin” i përgjithshëm për sistemin mërit që të vendoset si standard”, thotë Neziri.

Në ndërkohë, derisa po përgatitet procesi i vetingut, tani në MPB, nga VMRO-DPMNE akuzojnë se procesi “ka për qëllim përballjen me profesionistët dhe atyre që nuk janë nën kontroll politik të ministrit të MPB-së, Oliver Spasovski”.

Taseva thotë se ka mekanizma për mbrojtje, që të mos keqpërdoret procesi.

“Patjetër të ekzistojnë kritere të qarta dhe rregulla të qarta me të cilat do të konstatohet se si do të udhëhiqet procedura, ndaj kujt do të udhëhiqet, çfarë do të kontrollohet, kush do ta zbatojë dhe kush do të vendos në shkallë të dytë, por edhe si do të rrjedhin afatet”, thotë Taseva.

Përndryshe, njëri prej përfaqësuesve më të zëshëm të procesit të “vetingut” përveç ministrit të Punëve të Brendshëm deri më tani ka qenë BDI. Lideri i tyre, Ali Ahmeti, vjet në intervistë ka thënë se është e domosdoshme që të zbatohet “veting” në polici dhe gjyqësor, ndërkaq deputeti Artan Grubi thotë se përveç këtyre dy segmenteve, është i patjetërsueshëm edhe vetingu për politikanët.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Marketing