Vetingu në MPB, punohet në zgjidhjen ligjore

Tashmë i paralajmëruar një kohë të gjatë vetingu i nëpunësve policor në MPB, së shpejti do të jetë në Kuvend. Me vendimin ligjor i cili është në fazë të përpunimit do të përfshihen integriteti, arsimi profesional, gjendja pronësore dhe aktivitetet eventuale kriminale të të punësuarve.

Marketing

Ne tashmë e filluam procesin e vetingut në DSK, e dini se është formuar Agjenci e re për siguri kombëtare, tashmë janë formuar komisionet dhe ka informacion nga drejtori se ata tashmë kanë filluar me punë. Pra, procesi i vetingut tashmë ka filluar në DSK dhe të gjitha aspektet e mundshme për të cilat flas unë”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Vetingun në MPB do ta realizojnë komisione në nivel të sektorit të punëve të brendshme dhe në nivel nacional. Një pjesë e fokusit të tyre do të orientohet edhe në ata nëpunës policor të cilët kanë falsifikuar diploma për ta marrë vendin e punës dhe ata për të cilët Spasovski shprehet se janë më të pasur se disa biznesmenë shumëvjeçar.

Pikërisht për këtë arsye procesi i vetingut duhet doemos t’i vërtetoj këto fakte, meqë nëse në këtë moment ekziston një mundësi e tillë DAP-i gjithsesi se mundet për çdo person të hapë kontroll procedimi të gjendjes pronësore dhe të vërtetohet nëse dhe në çfarë mënyre është fituar ajo pronë, por, ne jemi të obliguar si MPB në bazë të këtij procesi të vetingut të gjitha këto çështje t’i përcaktojmë. Nëse përcaktohen si dëshmi, të dorëzohen në institucionet përkatëse”- theksoi – Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Lidhur me rekomandimet e GREKO-s, të cilët në pjesën më të madhe ishin të orientuara drejt sektorit që e drejton Spasovski, ai shprehet se tashmë është formuar komision që punon në vërejtjet për vendosjen e kodeksit etik për policinë, parandalimin e konfliktit të interesave dhe kritereve profesionale për përzgjedhjen dhe shkarkimin e njeriut të parë të Byrosë për Siguri Publike dhe ndryshime të Ligjit për policinë dhe MPB-në.