Debati për veting si edhe fillimi i procesit nuk mund të përfundojë para zgjedhjeve, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke elaboruar se që të fillojë procesi i vetingut në gjyqësi nevojitet shumicë prej dy të tretash në Parlament, derisa kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski lidhur me vetingun theksoi se nuk është problem vetëm numri i vogël i prokurorëve, por edhe ajo që prokurorisë publike i është garantuar pavarësia në pajtim me Kushtetutën dhe duhet pasur kujdes kjo të mos shkelet.

“Ky është realitet, asnjë proces nuk duhet të përshpejtohet. Më vjen mirë që tashmë është duke u përforcuar vetëdija dhe hapet debat edhe në kuadër të vetë institucioneve gjyqësore se nevojiten korrigjime të caktuara në punën e tyre, kështu që kjo 99 për qind, nëse jo edhe 100 për qind do të mbetet pas zgjedhjeve”, theksoi Deskoska.

Lidhur me modelin të cilin do ta zbatojë, Deskoska tha se janë të mundshme më shumë variante, gjegjësisht një variant është të bëhet vetingu nga komisioni i përbashkët i cili do t’i analizojë më shumë aspekte, por është e mundur kjo të shkojë edhe përmes aktivizimit të më shumë institucioneve.
Lidhur me modelin dhe cilin do ta zbatojë, Deskoska tha se janë të mundshme më shumë variante, gjegjësisht një variant është të bëhet vetingu nga komisioni i përbashkët i cili do t’i analizojë më shumë aspekte, por është e mundshme kjo të shkojë edhe përmes aktivitetit të më shumë institucioneve.

“Janë të mundshme më shumë variante, një variant është se mund të bëhet veting nga komisioni i përbashkët i cili do t’i analizojë më shumë aspekte, por gjithashtu është e mundur që pastrimi të shkojë përmes aktivitetit të më shumë institucioneve duke filluar prej institucioneve ekzistuese të cilat ekzistojnë në kombinim me kryerjen e kompetencave të tyre por kemi pasur edhe modele të cilat i shohim se ekzistojnë dhe janë zbatuar në vende të tjera, gjegjësisht komision i cili tërësisht e ndërmerr atë kompetencë dhe e zbaton procesin. Ky do të jetë proces i dakorduar me konsensus me shumicë prej dy të tretash”, tha Deskoska.

Kolevski vlerëson se Këshilli i prokurorëve publikë duhet të marrë pjesë në procesin e vetingut dhe kjo të zbatohet me forca të brendshme.

Ai shtoi se në procesin e vetingut mund të përfshihen edhe strukturat ndërkombëtare, por vetëm si këshilltarë, pasi i gjithë operacionin rreth punës profesionale të prokurorëve publikë e kryen vetë prokuroria publike.

Kolevski vlerëson se institucionet vendore duhet çdo ditë të bëjnë kontrolle nëse ekziston dyshimi për korrupsion të kryer dhe menjëherë të veprojnë dhe jo të pritet aksion i veçantë.
Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se BDI dëshiron ta ideojë mirë vetingun që të kthehet kredibiliteti i bartësve të funksioneve publike. shk/