Deputeti demokrat Ervin Salianji, si përfaqësues i opozitës në Këshillin e Legjislacionit, në dëgjesën e organizuar nga Kuvendi për nismën e opozitës për vettingun në politikë, kërkoi që të përshpejtohet sa më shpejt procesi e të mos shtyhet në pafundësi.

“Kërkojmë që të përshpejtohet sa më shpejt Vetingu politik dhe jo të shtyhet në pafundësi me lloj lloj marifetesh!”, u shpreh ai, teksa theksoi se “Është e qartë se mazhoranca nuk e do Vetingun në politikë, – tha Salianji. -Nuk besoj se ka qytetar që nuk e do këtë, që nuk traumatizohet nga një kryebashkiak që thotë se unë e njoh “Niçen”, unë e njoh atë…dhe e quan normale komunikimin me ta.

Sipas Salianjit situata sot në vend është dramatike për lidhjen e personave të krimit me persona në qeverisje. “Biznesi e ndien direkt këtë lidhje kur sheh koncensionet e PPPT-të. Ne duam të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin”, tha ai.