Vidali flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

Arturo Vidal është prezantuar si lojtar i Barcelonës.
Kiliani tha se mezi po pret ta fillojë aventurën e tij me klubin spanjoll dhe se do të jap gjithçka në fushë për të fituar trofe.

Marketing

“Të jem i sinqertë unë jam shumë i lumtur. Mezi po pres të filloj stërvitjen me bashkëlojtarët e rinj, të veshi këtë fanellë të famshme dhe të bëjë gjëra të rëndësishme këtu”.
“Është një ëndërr. Shpresoj të arrij objektivat e mi. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë”.

“Do sjelli shumë përpjekje, shumë pasion dhe të sigurohem që skuadra do të fitojë gjithmonë”.
“Gjatë kontratës time tre vjeçare, shpresoj që ne të fitojmë për çdo gjë që ne luajmë”.

“Jam i entuziazmuar të luajë me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Vidali gjatë prezantimit të tij.
Mesfushori 31-vjeçar u transferua nga Bayern Munichu në Barcelonë për 20 milionë euro.