Situata e krijuar nga koronavirusi po shkon drejt përmirësimit në Europë, por mjekët shprehen se qytetarët ende duhet të zbatojnë masat, pasi virusi nuk është zhdukur.

Lidhur me respektimin e masave, në Francë ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme. Një grua është dhunuar nga efektivët e policisë, pasi nuk kishte vendosur maskën.

Policët i kërkuan gruas të vendoste maskë, por kjo e fundit ka refuzuar. Kjo ka ngjallur dhe reagimin e efektivëve, të cilët e kanë shoqëruar në me forcë në rajonin e policisë.