VIDEO/ Katër fëmijë dhe një grua shqiptare dalin nga kampi Al-Hol në Siri

Katër fëmijë shqiptar dhe një person me aftësi të kufizuara kanë dalë nga kampi Al-Hol.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga Gjysmëhëna e Kuqe siriane përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me bashkëpunim të palëve të interesuara, është kryer me sukses lëvizja e fëmijëve  shqiptarë që ndodhen në kampin e Al-Hol në Hasakeh.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi evakuuar me sukses dhe nisur drejt Shqipërisë katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara. Dua të falenderoj qeverinë siriane që na lehtësoi punën për të kryer këtë punë të mirë”, tha Khaleb Hboubati president i Gjysmëhënës Siriano-Arabe.

Një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Marketing