VIDEO/ Momenti kur qëllohet nga afër mbi protestuesit në SHBA

Rrugët në Kenosha të Wisconsin u mbushën përsëri me protestues, të cilët kërkojnë drejtësi për Jacob Blake.

Marketing

Ai ndodhet në spital pasi u qëllua nga policia në një distancë të afërt, përballë 3 fëmijëve të tij. Blake, i cili iu nënshtrua një operacioni së fundmi, është pjesërisht i paralizuar dhe familjarët pranojnë se kjo mund të jetë gjendja e tij për gjithë jetën.

“Do të duhet një mrekulli për Jacob që të ecë sërish. Ai është qëlluar të paktën 7 herë.”, tha Ben Crumb, avokat i familjes.

Teksa miqtë dhe familjarët shpresojnë që ai të ecë, ata bëjnë thirrje për protesta paqësore.

Por protestat disa herë janë kthyer në të dhunshme, duke shkaktuar dëme të pronave.

Në deklaratën e tyre, Policia Kenosha tha se nga të shtënat rezultuan në dy viktima dhe një i plagosur që u transportua në spital me plagë të rënda.

Sherifi i Qarkut Kenosha David Beth më herët i tha New York Times se një hetim mbi të shtënat do të përqendrohej në një grup burrash të armatosur me armë jashtë një stacioni benzine.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë situatën e dalë jashtë kontrollit.

Një burrë me automatik duket teksa ndiqet nga një turmë njerëzish para se të binte në tokë dhe nis të hapë zjarr ndaj personave që përpiqen t’i heqin armën nga dora.

Ajo që duket më shqetësuese është se pas të shtënave personi nuk ndalohet nga policia e cila drejtohet për nga protestuesit.

blob:https://players.brightcove.net/4d05337b-4ced-4f3a-8050-230f954328ee