Video urim nga Zv. Kryeministri i parë Grubi: Pavarësia është barazi

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi me rastin e shënimit të 8
Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka
përgëzuar të gjithë qytetarët e vendit të cilët gjatë rrugëtimit 29
vjeçar të shtet ndërtimit dhe shtet konsolidimit, bashkë kanë mësuar se
të duash dhe mirëmbash paqen, lirinë, pavarësinë, stabilitetin,
zhvillimin ekonomik e shoqëror të shtetit tonë të përbashkët do të thotë
të duash, kujdesesh dhe mirëmbash një shoqëri të qytetarëve tërësisht të
barabartë.

Marketing

Grubi gjithashtu gjatë kësaj date ka rikujtuar qytetarët e vendit se
barabarësia e plotë mes komuniteteve në të drejta, mundësi, përgjegjësi
dhe detyrime është themeli mbi të cilën kjo qeveri synon të ndërtojë të
ardhmen Evropiane të vendit pasi që barabarësia e plotë është shpirti i
lirisë dhe pavarësisë.

Urimi i Zv/kryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, #Artan Grubi me…

Publiée par Aktuale sur Mardi 8 septembre 2020

 

Marketing