(Video)Çmenduri në finale e kupës së Libertadores,sulmuesi i Interit shënon dy gola të pabesueshëm dhe i jep trofeun ekipit të tij

Flamengo ka fituar finalen dramatike ndaj River Plates në Copa Libertadores.

Marketing

Gjiganti brazilian ka arritur që në minutat e fundit të fitojë dramën ndaj River Plates, që ishte kampion në vitin e kaluar në këtë garë prestigjioze të futbollit latin.

Flamengo triumfon në Copa Libertadores për herë të parë pas 38 vjetësh.

Në tre minutat e fundit të ndeshjes Flamengo ia ka dalë të shënojë dy gola, duke e përmbysur disavantazhin për të fituar ndeshjen në 2 me 1.

Borre i kishte dhënë epërsinë River Plates në minutën e 14 pas asistimit nga Fernandez.

Por, sulmuesi Gabriel Barbosa arriti të shënojë dy gola për Flamengon në minutën e 89 dhe 90+2.

Në vazhdim me karton të kuq u ndëshkuan Palacios i River Plates dhe Gabriel Barbosa i Flamengos.

Ndeshja u zhvillua në terrenin neutral në “Estadio Monumental”, në Lima të Perusë.

Flamengo me këtë rast kualifikohet edhe për në Kupën e Botës për Klube në Katar, dhe në finale mund të përballet me Liverpoolin e Jurgen Kloppit.